Maqedonia e Veriut fiton Armeninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e ka nisur me këmbë të mbarë kampanjën e re të Ligës së Kombeve, duke e mundur Armeninë në Shkup me rezultatin 2:1. Që të dy golat e fitores për përfaqësuesen e vendit u shënuan në pjesën e parë. Ezgjan Alioski ishte që shënoi golin e parë, duke realizuar në minutën e 5-të nga penalltia, ndërsa në të 38-të poashtu nga pika e bardhë shënoi Nesterovski për shifra 2:0. Në 45 minutëshin e dytë, të përzgjedhurit e Igor Angellovskit krijuan edhe shumë raste të mira, por që nuk u finalizuan në gol, ndërsa armenët në minutat shtesë fituan penallti, me çka përmes Barsagianit shënuan golin për rezultat përfundimtar 2:1. Ndeshjen e radhës Maqedonia e Veriut e zhvillon pas tre ditëve në transfertë përballë Gjeorgjisë

Marketing