Rregullatorët maqedonas për cilësinë e ushqimit kërkojnë përgjigje nga Kosova, në bazë të cilave standarde ka hyrë në fuqi ndalimi për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov pohoi se mjalti është me certifikatë botërore, ndërsa për një kohë të shkurtër këtë vulë do ta kenë edhe patatet.
Ministri i Ekonomisë dhe ai i Bujqësisë, me përfaqësues nga agjenci tjera në Shkup sot i analizojnë dëmet dhe përgatisin strategji, para takimit të nesërm me rregullatorët kosovarë, të cilët javën e kaluar ndaluan importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia, si masë reciproke, pasi që në fillim të muajit Gusht Maqedonia e Veriut ndaloi importin e pasardhësve të peshkut dhe vezëve të tyre nga Kosova. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, deklaron se nga Prishtina do të kërkojnë përgjigje precize për këtë masë, të cilën mediat menjëherë e quajtën “luftë tregtare”.
“Mjalti maqedonas dhe kompania që e eksporton, ajo është më numër të caktuar evropian, dhe produktet maqedonase I plotësojnë standardet botërore, përkatësisht standardet më të larta që kërkohen nga BE. Patatet gjithashtu, shumë shpejt, për një muaj, do të marrë leje për eksport në BE. Ne do të kerkojmë nga autoritetet kosovare gjatë ditës së nesërme, me argumente të na sqarojnë në bazë të cilave standarde ndërkombëtare e kanë futur këtë ndalesë”, tha Atanasov.