Maqedonia e Veriut mori ftesë për anëtarësim të plotë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të rajonit të Detit të Zi, informon Ministria e Punëve të Jashtme.
Në takimin e sotëm në seancën e 40-të të Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BSEK në Sofje, në të cilën me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitriov, u vendos që të dërgohet ftesë deri te vendi ynë për anëtarësim të plotë në këtë Organizatë.
Ministrja Zaharieva, siç transmetoi BGNES, pas përfundimit të takimit ka theksuar se vendimin për ftesë të Maqedonisë së Veriut në Organizatë e sollën njëzëri.
“Iniciativa jonë ishte që ta ftojmë Maqedoninë e Veriut me të 13-in. Më vjen mirë që të gjithë ne njëzëri e dërguam ftesën zyrtare. Pas ratifikimit të kartës sonë, ajo do të bëhet anëtare e plotfuqishme”, tha Zaharieva.
Me këtë rast, ministri Dimitrov ka pasur fjalim në të cilin e i ka shfaqur përfitimet dhe mundësitë të cilat i sjellë anëtarësimi në këtë Organizatë, përmes thellimit të respektit të ndërsjellë, besimit dhe bashkëpunimit, në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
“Kjo është kthesë për bashkëpunimin tonë rajonal, duke na dhënë mundësi që në mënyrë strategjike t’i thellojmë dhe përforcojmë vizionet tona të përbashkëta, duke i promovuar përparësitë të cilat i ofron ky rajon. Vendet anëtare të BSEK janë edhe partneri jonë ekonomik, jo vetëm për shkak të pozitës sonë gjeografike, por edhe për shkak të lidhjes kulturologjike dhe historike”, ka porosit Dimitrov.
Ai ka theksuar se zgjerimi i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të rajonit të Detit të Zi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vetvete, paraqet shembull të mirë për bashkëpunim rajonal dhe solidaritet, duke nxitur aspiratat tona të përbashkëta për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në margjinat e Takimit, Dimitrov ka realizuar takim me ministren Zaharieva në të cilin është falënderuar për mbështetjen për anëtarësim të vendit tonë në BSEK që do të rezultojë me ftesë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në këtë organizatë të rëndësishme, që do të zyrtarizohet sapo Kuvendi jonë ta ratifikojë Kartën. Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm shumë të rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, u konfirmuan angazhimet e të dyja palëve për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi.
Bashkëpunimi Ekonomik i vendeve të rajonit të Detit të Zi (BSEK) u paraqit si model premtues i iniciativës multilaterale politike dhe ekonomike me nënshkrimin e Deklaratës nga samiti në Stamboll dhe deklaratës në Bosfor nga ana e Shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të rajonit, më 25 qershor të vitit 1992. Me hyrjen në fuqi të Kartës së saj më 1 maj të vitit 1999, BSEK fitoi edhe identitet juridik ndërkombëtar dhe u transferua në organizatë të plotfuqishme rajonale – Organizatë për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të rajonit të Detit të Zi.
Në BSEK marrin pjesë 12 vende: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia, Ukraina.