Maqedonia e Veriut në Top 20 për arritje më të mëdha në Bashkimin Europian

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Twitter profilin e tij ka shkruar se hapja e bisedimeve për anëtarësimin tonë në BE është garancë e vetme për mbajtjen e stabilitetit vendas dhe për mbajtjen e impulsit reformues në Maqedoni të Veriut, me efekte pozitive për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Ai mes tjerash shkruan se Maqedonia e Veriut ka shfrytëzuar kohën për tu përgatitur për anëtarësim dhe siç thotë, tani është radha e vendeve anëtare të BE-së të veprojnë.

“Morëm detyra precize shtëpie dhe na u tha: Veproni ju, pastaj veprojmë dhe ne! Shfrytëzuam kohën për tu përgatitur për anëtarësim. Tani, është radha e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së. Është radha e Europës të qëndrojë në fjalë”, shkroi Zaev pas përfundimit të pres konferencës me eurokomesarin Johannes Hahn dhe kryetarin e KE-së, Zhan Klod Junker në Bruksel.

Kryeministri Zaev gjithashtu shkroi edhe në profilin e tij në Facebook ku tha se Komisioni Europian në raportin e tyre për periudhën pesë vjeçare të fundit, Maqedoninë e Veriut e ka vendosur në vendin e 20-të për suksesin e arritur, si një ndër 20 arritjet më të mëdha në Unionin Europian për këtë periudhë. Kjo për ne është mirënjohje dhe nxitje e madhe, shkroi Zaev.

“Nga presidenti Junker dhe komesari Hahn morën vërtetim se vendi ynë është shembull për bashkëpunim dhe fqinjësi në rajon dhe më gjerë dhe se vendet tjera duhet të ndjekin shembullin tonë, për çka unë shtova se në plan të brendshëm jemi shoqëri e cila tregon pjekuri politike dhe sjellje evropiane”, shkroi Zaev në Facebook.

Kryeministri tha se Maqedonia e Veriut është tërësisht e përgatitur për negociata dhe se tani është radha për veprim e vendeve anëtare dhe institucioneve të Bashkimit Europian.