Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e treshes kryesuese të OSBE-së, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ai shtoi se tashmë formalisht fillojnë detyrimet e Maqedonisë së Veriut me kryesimin e OSBE-së në vitin 2023.
“Bashkë me fillimin e vitit 2022 Maqedonia e Veriut u bë pjesë e TRIO-s kryesuese të OSBE-së ose e njohur si treshja e OSBE-së. Bashkë me kryesuesin e vitit të kaluar Suedinë si dhe me kryesuesen aktuale për këtë vit Poloninë. Me këtë edhe formalisht fillojnë detyrimet tona lidhur me kryesimin me OSBE-në në vitin 2023 me organizatën më të madhe të sigurisë OSBE në të cilën bëjnë pjesë 57 vende pjesëmarrëse”, u shpreh Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.