Maqedonia e Veriut po mbetet pa punëtorë

Maqedonia e Veriut po mbetet pa punëtorë
Maqedonia e Veriut po mbetet pa punëtorë
Ndryshimi i fundit 23:14 31 Janar, 2020
Largimi i të rinjve nga vendi dhe tarifat e larta doganore janë dy problemet më të mëdha që i theksoi kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj, Shtefan Peter. Ai u bëri thirrje drejtorëve të kompanive të huaja dhe të vendit që të mos presin të kalojnë zgjedhjet për të sjellë vendime por të reagojnë menjëherë dhe të sjellin vendime menjëherë. “Nga Maqedonia shpërngulen kuadrot, shpërngulen qytetarët, do të thotë se shpërngulet fuqia punëtore. Kjo mund të zgjidhet vetëm nëse punojmë me qeverinë dhe sektorin e biznesit. Maqedonia ka problem për shkak të kushteve të pavolitshme me doganat”, deklaroi Peter.

Marketing

Zv/kryeministrja për çështje ekonomike, Milla Carovska premtoi se do të gjejë zgjidhje për sjelljen e vendimit ligjor për tarifat doganore. “Në takimin ka përfaqësues të Drejtorisë së doganës dhe të Ministrisë së financave, është e rëndësishme që të diskutohet. Kur të sillet zgjidhja ligjore ajo do të mund të zbatohet për të gjitha palët e prekura dhe të jetë në favor të të gjitha palëve të prekura.

Unë jam e bindur se brenda kësaj periudhe do të gjendet zgjidhje”, theksoi Carovska. Përndryshe, për zhvillimin e kompanive industriale në vend, nevojitet që të harmonizohet çmimorja me atë të BE-së. Oda industriale pranë Lidhjes së odave ekonomike, Maqedonia ka çmime më të larta se çmimet në BE, me çka për shumë produkte paguhet tarifë më e lartë. Sipas Evrostat-it, mbi 200 mijë njerëz janë shpërngulur vitin e kaluar nga Ballkani në BE. Nga Maqedonia shumica e qytetarëve janë shpërngulur në Gjermani – 11.500.