Maqedonia e Veriut po ‘zihet’, skenaristi i “Reketit” pushime me jaht në Bullgari?

Biznesmeni Orce Kamçev si njëri nga protagonistët kryesor në rastin “Reket” nuk është në Maqedoninë e Veriut. Së fundi janë shtuar spekulime nga portale të ndryshme për vendndodhjen e tij. Portali bullgar Afera.bg ka shkruar se ai gjendet në Bullgari. “Shërbimet bullgare të sigurisë a e dijnë që Kamçev po bën pushime në jaht në brigjet e detit në Varna”, pyet portali bullgar.

Marketing

Sipas aferës “Reket”, oligarku Kamçev, që është në hetime për pastrim parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pjesëmarrës ka qenë i zhvatur nga dy persona, shoumeni Boki 13 dhe biznesmeni Zoran Kiçeec, të cilët i kishin kërkuar 8 milionë euro për tia ndërprerë hetimin kundër tij në rastin “Perandoria”, lëndë e hapur nga Prokuroria Speciale. Kamçevi i kishte dhënë atyre fillimisht 1.5 milion euro. Në xhirimet e publikuara, Boki dhe Kiçeec i kishin thënë Kamçevit se do ti kryenin punë me ndihmën e prokurores speciale, Katica Janeva.