Maqedonia e Veriut këtë vit mund të ngelet pa grurë.
Korrja në Serbi filloi që para disa ditëve, por bujqit e atjeshëm thonë se këtë vit nuk ka grurë të mjaftueshëm për eksport. Kjo është me rëndësi për ne sepse pjesa më e madhe e importit të grurit dhe miellit në vend vjen pikërisht nga tokat serbe.
Sipas disa mediave, Serbia këtë vit nuk do të ketë grurë të mjaftueshëm për eksport. Agronomët serbë nga Fakulteti për Bujqësi në Beograd thonë se këtë vit pritet transport shumë më i vogël se sa vitin e kaluar. Si arsye përmenden kushtet e pa këndshme të motit që e kapluan Ballkanin.
Që situata të jetë më e vështirë, grurë shumë pak ka edhe në tokat tona.
Sipas shoqatave të bujqëve, ka shumë vende ku pothuajse nuk bie farë gruri. Edhe atje ku bie, rezultati është shumë i vogël madje 25-30 përqind më i ulët se zakonisht.