Republika e Maqedonisë së Veriut sivjet do të jetë kryesues me Nënkomitetin për bujqësi dhe fushën sanitare dhe fitosanitare. Qëllimi është harmonizimi i certifikatave sanitare dhe fitosanitare si do të lehtësohej tregtia midis vendeve të CEFTA-s. Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, i cili sot ka mbajtur takim me grupin ekspert ad hok për shkëmbimin e informacioneve në fushën e ç[shtjeve sanitare dhe fitosanitare.
“Për mbrojtjen gjendja është e keqe sepse ka vonesa në kufi, përplasje të panevojshme me kërkesë të dokumenteve, kontrollove të panevojshme nga shërbimet e inspektimit të kufijve, dhe shumë procedura të ngatërruara në import dhe eksport të punëve të vendeve të CEFTA-s. Me vendosjen e shkëmbimit elektronik të të dhënave e gjithë kjo do të duhej të minimizohet dhe tregtia të lehtësohet”, tha Atanasov.
Theksoi se me harmonizimin e certifikatave sanitare dhe fitosanitare do të mundësohet bashkëpunim korrekt dhe efikas dhe lehtësimi i vetë procedurave gjatë importit dhe eksportit, por edhe do të shkurtohet koha e vonesës në kufi.
“Me këtë proces duhet të ulen shpenzimet e kompanive gjatë importit dhe eksportit, ndërsa në të njëjtën kohë të sigurohet import i ushqimit të sigurt për njerëzit dhe kafshët. Zbatimi i procedurës megjithatë varet nga faktorë të tjerë, sepse CEFTA ndërkohë shpall edhe tender për shtëpi informative e cila duhet të gjithë ato punë t’i vendosë në procedurë, gjegjësisht në implementim. Të dhënat që do të shkëmbehen më mënyrë elektronike do ta lehtësojnë procesin e përpunimit dhe mbledhjes së të dhënave, që të mundet të bëhet vlerësim i duhur i rrezikut.
Theksoi se deri më tani janë mbajtur dy takime, megjithatë nuk ka pasur rezultate dhe se shpreson se gjatë kryesimit tonë sivjet çështja përfundimisht do të mbyllet.