Maqedonia e Veriut sot në fazën e verdhë, temperaturat tejet të larta!

Sot dhe nesër Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga një valë e të nxehtit me temperatura të larta.

Marketing

Instituti Hidro-Meteorologjik njoftoi se i gjithë vendi do të kaplohet nga temperaturat e larta deri në 40 gradë, respektivisht nga faza e verdhë (alarmuese).

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta, siç janë:

– Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangia e daljes jashtë në periudhën prej orës 11:00 deri në 17:00.

– Veshja e rrobave të lehta, vendosja e syze mbrojtëse dhe kapelave.

– Konsumimi i ushqimeve të lehta dhe i lëngjeve.

-Shmangien e produkteve të papërpunuara termikisht, për shembull majoneza, akullorja dhe kremrat e ndryshme.

– Konsumimi i lëngjeve është i domosdoshëm, uji i thjeshtë është më i preferuar ndërsa duhet të shmangen pijet alkoolike.

– Kur hyni në automjet, është e nevojshme që fillimisht automjeti të ventilohet për një periudhë të caktuar kohe.

– Gjatë kohës së nxehtë qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht me ajër të kondicionuar) dhe nëse keni nevojë të dilni jashtë , kërkoni vende nën hije.

– Personat me sëmundje kronike këshillohen që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.

Marketing