Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, sipas hulumtimit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP).

Marketing

Indeksi i Maqedonisë së Veriut është rritur për 11 pikë, dhe shteti është në vendin e 40-të në botë, përderisa në vendin e parë në botë është Islanda, ndërsa në vendin e 163-të të fundit gjendet Afganistani.

Pas Maqedonisë së Veriut janë Serbia (në vendin 44) ], Shqipëria (në vendin 48), Mali i Zi (në vendin 51), Bosnja e Hercegovina (vendi 72) dhe në vendin 80 nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjendet Kosova.

Sipas Institutit, pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor shënojnë progres në situatën për paqe, siguri dhe stabilitet të brendshëm.

IEP rangoi 163 vende të pavarura dhe territore në botë, duke e vlerësuar situatën e paqes në ato vende në publikimin e “Indeksit të paqes” (Peace index) për vitin 2021.