Maqedonia e Veriut, vendi prej ku po ikin mjekët e arsimtarët, madje edhe këngëtarët e valltarët

Fshati Çegran, është fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe padyshim në mesin e fshatrave me shtëpi më të bukura në vend. Në këtë fshat ndërtohen shtëpi që kushtojnë 200 e 300 mijë euro, por edhe shtëpi që tejkalojnë shifrën një milion euro. Por, përkundër shumave të mëdha që investohen për ndërtimin e tyre, ajo që bie në sy kur shikoni këto shtëpi moderne, janë dyert e mbyllura dhe roletat e lëshuara.

Marketing

Çegrani tradicionalisht është fshat mërgimtarësh. Mërgimtarët e parë nga ky fshat datojnë para luftës së dytë botërore. Mirëpo asnjëherë nuk është vërejtur fluks sikurse tani. Në vitet e 60-ta dhe 70-ta, shkolla e fshatit ka pasur deri 2.700 nxënës, kurse tani nuk është as 500. kurse nga viti 2001 deri në vitin 2018 numri i nxënësve që regjistrohen në klasë të parë ka rënë pesëfish. Sipas tij, tani më i madh është numri i nxënësve nga Çegrani që mësojnë në Zvicër e Gjermani, se sa në fshatin e tyre ku kanë lindur. Kjo mund të rrezikojë edhe vendet e punës të arsimtarëve.

“Për momentin në shkollën fillore Përparimi në Çegran janë të regjistruar 497 nxënës, kurse në klasë të parë janë të regjistruar 51 nxënës. Krahasuar me vitet e kaluara, dallimi është shumë i madh. Në vitin 2001 ka pasur 245 nxënës në klasë të parë, tani janë 51 nxënës”, thekson Ameti.

Ikja e rinisë nuk është dukuri lokale. Me të njëjtin problem përballen fshatrat dhe qytetet anembanë Maqedonisë Veriore. Gjendja nuk është aspak më e mirë as në komunën e Likovës.

I goditur është edhe fshati Sllupcan. Mjeku nga ky fshat, Fatmir Hasani, thotë se shkak për ikjen e rinisë është varfëria. Kjo po ndikon edhe në rënien e madhe të natalitetit, sepse ata që ikin, gjithnjë e më pak kthehen në vendlindje, duke krijuar familjet në vendet ku migrojnë.

Marketing