Nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit, kështu edhe ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Sa u përket qendrave të votimit, në vendvotimet që ka pasur probleme ose do të haset në te tilla gjatë ditës, procesi vazhdon edhe pas orës 19:00 për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja.
Për zgjedhjet presidenciale të drejt vote kanë 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.