Maqedonia e Veriut zhvillon ndeshjen historike

Maqedonia e Veriut ka një takim më historinë. Për herë të parë është shumë pranë një biletë për finalet e Kampionatit Europian. Kjo enjte është një ditë e shënuar për “Luanët e Kuq”, pasi do të përballen në finale me Gjeorgjinë.

Marketing

Problemet nuk mungojnë, Enis Bardhi humbet sfidën në momentin e fundit për shkak të një dëmtimi në stërvitje, në vend të tij Angelovski ka grumbulluar Totren. Nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tbilisit, pasi janë infektuar me Koronavirus Kire Ristevski dhe Krste Velkoski.

Gjithsesi, Maqedonia e Veriut mund të hedhë në fushë një formacionin të fortë dhe kërkon kualifikimin në Europian, një mision ku pa dyshim ka edhe mbështetjen e shqiptarëve.

Përveç Enis Bardhit që pengohet nga dëmtimi në momentin e fundit, ka mbështetjet e Visar Musliut, Egzon Bejtullait, Ezgjan Alioskit dhe Enur Totres, që zëvendësoi Arijan Ademin e Dinamos së Zagrebit.

Ndërkohë, nuk do të jetë as portieri i Sileksit, Bozhinevski i cili ka rezultuar më parë pozitiv me COVID-19.

Në Tbilisi kanë një kundërshtar që ka shfaqur rritje të ndjeshme, edhe pse në renditjen e FIFA-s që në të vërtetë nuk është ndonjë tregues i madh, Maqedonasit ndodhen 21 vende më lart se gjeorgjianët.

Është një takim i cili pritet me mjaft interes, sepse nuk ka se si të jetë ndryshe kur në një skuadër janë grumbulluar një numër i madh shqiptarësh.