Ballina Maqedoni
Maqedoni
Maqedonia e Vetme: Shërbimi sekret po “pushtohet” nga UÇK-ja
29/09/20190
Partia Maqedonia e Vetme përmes një njoftimi ka deklaruar se gati gjysma e të punësuarve në DSK nuk i kanë plotësuar kushtet për të mbetur në punë në Agjencinë e re për Siguri Nacionale.
“E vërteta është se përgjedhja e kuadrove të Agjencisë së sapoformuar, që është pasuese e DSK-së është bërë nga kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së, një pjesë e të cilëve kanë qenë ushtarë të UCK-së”, thuhet në njoftimin e partitë pro ruse “Maqedonia e Vetme”.
Sipas kësaj partie, këto punësime të ish-ushatëve të UCK-së po bëhen që të realizohet përqindja prej 25.17 për qind që i takon shqiptarëve. Po kjo parti thekson se kjo është e gabuar sepse sipas tyre regjistrimi i popullsisë në vititn 2002 ka qenë i falsifikuar.
Në njoftim thuhet se Agjencia për Siguri Nacionale po mbushet me ish-pjesëtar të UCK-së ndërsa nga shërbimi sekret po hiqen maqedonasit.