Maqedonia fiton Gjibraltarin, Enis Bardhi shënon supergol

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka mundur Gjibraltarin me rezultatin 4:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të grupeve në Ligën e Kombeve. Serinë e golave e hapi kapiteni Enis Bardhi, që realizoi një supergol nga goditja dënimi në minutën e 4-t.

Marketing

Bojan Mioski gjeti rrjetën dy herë në minutat 14 dhe 16, përderisa Darko Çurlinov çoi shifrat në 4:0 për Maqedoninë. Në fraksionin e dytë, seleksionuesi Bllagoja Milevski iu dha hapësirë futbollistëve të rinj, ndërsa debutoi edhe sulmuesi Valon Ethemi. Deri në fund të sfidës, rezultati nuk ndryshoi nga ai i pjesës së edhe përkrahë lojës dhe rasteve të mira.

Për përfaqësuesen e vendit kjo ishte ndeshja e fundit që zhvilloi për muajin qershor, ndërsa ndeshjet e radhës i vazhdon në tetor. Pas 4 ndeshjeve të luajtura në këtë periudhë, Maqedonia grumbullon 7 pikë dhe renditet e 2-ta në grupi 4 të Ligës C, me Gjeorgjinë që kryeson.