Maqedonia harmonizohet me direktivën për ndryshim të kohës, vendimin do ta sjellë Qeveria

Gjatë uikendit më 28 dhe 29 të këtij muaji në Maqedoni do të fillojë llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orët do të zhvendosen, ndërsa në pajtueshmëri të vendimit të marrë në Evropë që të pezullohet ndryshimi i kohës, në Maqedoni ndiqet procesi i miratimit të propozim-direktivës dhe pason harmonizim i legjislacionit kombëtar të RM-së dhe përcaktim të mënyrës së transpozimit të direktivës së BE-së.

Marketing

Propozimi i Byrosë për metrologji, siç na informojnë nga Ministria e Ekonomisë, do të dorëzohet deri te Qeveria për vendimmarrje.

“Në propozim-direktivën e re për ndërprerje të ndryshimeve sezonale të kohës e cila ende nuk është publikuar në Gazetën zyrtare të KE-së dhe Parlamentin e BE-së është theksuar se vendet-anëtare duhet ta transpozojnë deri më 1 prill të vitit 2019 dhe të prononcohen për zgjedhje të kohës standarde e cila do të zbatohet në nivel lokal.

Byroja për metrologji i ndjek ndodhitë lidhur me procesin e miratimit të direktivës për ndërprerje të ndryshimeve sezonale të kohës. Pas miratimit të propozim-direktivës, pason harmonizim i legjislacionit kombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe përcaktim të mënyrës së transpozimit të direktivës së lartpërmendur, ndërsa propozimi nga Byroja për metrologji do të dorëzohet deri te Qeveria e RM-së për vendosje”, njoftojnë nga Byroja për metrologji.

Komisioni Evropian para pak kohësh e miratoi vendimin për ndryshim të akrepave të orës sipas të cilës zhvendosja e fundit e akrepave do të ndodhë në tetor vitin e ardhshëm. Sipas propozimit çdo anëtare e BE-së deri në prill të vitit 2019 duhet të vendosë se nëse do të mbetet në llogaritje dimërore ose verore të kohës. Llogaritja e fundit e obligueshme e kohës të llogaritjes verore do të jetë më 31 mars të vitit 2019, ndërsa anëtaret të cilat dëshirojnë t’i kthehen llogaritjes dimërore të kohës do të mundet që këtë ta bëjnë edhe njëherë më 27 tetor të vitit 2019.

Arsye për ngritje të iniciativës në vendet evropiane, ndërsa pezullim të ndryshimit të kohës ishin pasojat negative për shëndetin e njeriut, bujqësinë dhe sigurinë në komunikacion. Ndërsa sondazhi i realizuar tregoi se 84 për qind ose 4,6 milionë evropianë nuk dëshirojnë t’u zhvendosen akrepat e orës.

Për pezullim të kohës verore tanimë janë prononcuar Lituania, Estonia, Letonia dhe Finlanda.
Ndryshimi i kohës së Evropën Perëndimore është sjellë në fillim të vitit 1970 me arsyetim se me këtë vazhdohet dita, mundësohet kursim në shpenzimin e energjisë elektrike, rritet produktiviteti, e përmirëson aftësimin e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.
Në Maqedoni llogaritja dimërore dhe verore e kohës është vendosur në vitin 1996.

Marketing