Maqedonia ka votuar “Pro” pranimit të Kosovës në Interpol kanë bërë të ditur mediat sebe. Edhe pse Kosova nuk arriti të fitoj 2/3 e votave për tu bërë anëtare e Interpolit, megjithatë vendet e rajonit, pothuajse të gjitha votuan që ajo të jetë pjesë e saj.
“Për pranim të Kosovës votuan Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, ndërsa kundër kanë qenë vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Rumania”, kanë shkruar mediat nga Beogradi.
Në rrethin e dytë për pranim votuan 51 shtete, kundër ishin 68 ndërsa të përmbajtur 16.