Maqedonia këtë të enjte nis skriningun për negociata me BE-në

Maqedonia të enjten e fillon procesin e skrinigut për inkuadrimin në Bashkimin Evropian.

Marketing

Në Komisionin Evropian në Bruksel të enjten udhëton një delegacion 40 anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të më shumë ministrive dhe institucioneve, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili do ta fillojë skrinigun për kapitullin 23 – jurisprudencë dhe të drejta fundamentale. Në delegacion do të jetë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Zëvendëskryeministri Osmani dje në konferencë shtypi tha se fillimi i të ashtuquajturit skriningu shpjegues është pikë e kthesës, me të cilën Maqedonia edhe formalisht e fillon pjesën e fundit nga rruga drejt BE-së.

Hapja e kapitullit të parë nga 33 nga faza e parë do të thotë se do të ketë 33 vizita në Bruksel ose mbi 1.000 njerëz që do të marrin pjesë në skrinignun shpjegues. Pastaj pason faza e dytë, ose i ashtuquajturi , skriningu bilateral, që do të jetë me vëllim më të madh dhe më kompleks.

Procesi pritet të përfundoj deri në qershor të vitit 2019 pas së cilës duhet të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim në BE.

Me qëllim që të mund të kyçen të gjithë që dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë në procesin e skriningut dhe të negociues, Qeveria ka publikuar shpallje për krijim të Regjistrit të punëve të jashtme. Deri më 10 tetor të interesuarit duhet të parashtrojnë biografi pune dhe letër motivuese me kapitull të theksuar ose nëntemë për të cilën ka ekspertizë.

Administrata dhe institucionet do të jenë bartëse të këtij procesi, por është e domosdoshme pjesëmarrja aktive dhe inkuadrimi i të gjithë faktorëve në shoqëri dhe mobilizimi i të gjitha resurseve njerëzore me të cilat disponon shteti.

Këshilltari për eurointegrime, Bojan Mariçiq, i cili është edhe negociues i përgjithshëm teknik thotë se qëllimi është krijimi i bazës së ekspertëve nga një ose më shumë kapituj në drejtësinë e BE-së për angazhim në afat të shkurtër ose të gjatë, gjatë tërë procesit.

Skriningu është operacion formal dhe teknik që e kryen Komisioni Evropian, me qëllim që të përgatiten negociatat për anëtarësim me vendin-kandidat. Si proces, ai ka për qëllim, nga njëra anë – t’i njoftojë vendet kandidate me të drejtën e BE-së dhe në atë mënyrë t’i përgatitë për negociatat. Nga ana tjetër, qëllimi është që të mundësojë që Komisioni dhe vendet-anëtare ta vlerësojnë shkallën e gatishmërisë së vendit-kandidat.

Skriningu zgjatë rreth një viti dhe zbatohet në bazë të orarit të përgatitur nga ana e Komisionit. Pas skriningut të kryer të kapitullit adekuat, Këshilli vendos për fillimin e negociatave, me rekomandim të Komisionit.

Maqedonia në vitin 2001 e para nga rajoni e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim. Në vitin 2004 aplikoi për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e mori statusin vend-kandidat.

Në vitin 2009 pas reformave të bëra të thella në rajonet kyçe, e mori për herë të parë edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, paralelisht edhe me liberalizimin e regjimit të vizave. Prej atëherë, nëntë herë me radhë, në pajtim edhe me këtë rekomandim në vitin 2018, KE-ja rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat inkuadruese, por për arsye të njohura politike, deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Komisioni Evropian në raportin për vendin më 17 prill të këtij viti rekomandoi që Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në.

Këshilli i Evropës më 26 qershor e mbështeti vendimin për fillim të kushtëzuar të negociatave me Maqedoninë, që duhet të hapen në qershor të vitit 2019. Kjo do të varet nga plotësimi i katër kushteve – zbatimi i prioriteteve urgjente reformuese, zbatimi i Marrëveshjes për emrin, raporti pozitiv i Komisionit Evropian dhe vendimi i Këshillit të BE-së.