Maqedonia është ndër vendet me numër më të madh të festave dhe ditë jo pune në rajon. Edhe sot institucionet shtetërore janë me dyer të mbyllura, kjo pasi Qeveria ka marrë vendim që edhe dita e sotme, konkretisht 2 janari të jetë ditë jo pune për të punësuarit në administratën publike dhe rekomandoi që kjo të zbatohet edhe nga sektori privat.
Të gjithë të punësuarit në administratë ditën e sotme të pushimit do ta zëvendësojnë me ndonjë ditë tjetër, përkatësisht ndonjë të shtune gjatë vitit.
Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari numëron gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Nëse festat shtetërore të Maqedonisë bien të dielën, dita e nesërme konsiderohet si ditë jo pune, kështu që këtë vit pritet që të ketë 4 fundjava të vazhduara.
Festat shtetërore
1 janari (e martë) – Viti i Ri
7 janar (e hënë ) – Dita e parë e Krishtlindjeve
29 prill(e hënë ) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve sipas kalendarit ortodoks
1 maj (e mërkurë) – Dita e Punës
24 maj (e premte) – Shën Kirili dhe Metodij
4 qershor (e martë) – Fitër Bajrami
2 gusht (e premte) – Dita e Republikës
8 shtator (e diel) – Dita e Pavarësisë
11 tetori(e premte) – Dita e Kryengritjes Popullore
23 tetori (e mërkurë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetori ( e diel) – Dita e Shën Klimentit të Ohrit
9 festa janë fetare, 5 ortodoks, 3 janë katolike dhe 1 myslimane.
Ditë jo pune për besimtarët ortodoksë
6 janari (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve
19 janari (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar
26 prilli (e premte) – E Premtja e Madhe para Pashkëve
14 qershor ( e premte) – Dita e të Vdekurve
28 gusht- ( e mërkurë)- Dita e Shën Mërisë
Ditë jo pune për besimtarët katolikë
22 prill (e hënë)- Pashkët
1 nëntori (e premte) – Festë e të gjithë shenjtorëve
25 dhjetor ( e mërkurë)- Dita e parë e Krishtlindjeve
Ditë jo pune për besimtarët mysliman
11 gusht ( e diel)- Kurban Bajrami
7 festa janë që do të festohen prej bashkësive jo maqedonase, nga një për shqiptarët, vllehët, romët, turqit, boshnjakët dhe hebrenjtë.