Maqedonia me forcë është tërhequr në NATO, reagojnë nga ambasada ruse

Ministria për Punë të Jashtme e Rusisë, beson se Maqedonia është tërhequr me forcë në NATO, duke thënë se hapat e tillë thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet në Evropë.

Marketing

“Përfshirja e detyruar e Maqedonisë në NATO vetëm konfirmon se politika e dyerve të hapura është bërë një qëllim në vetvete dhe një mjet për kontrollin e territorit gjeopolitik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Dje në Bruksel Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrit Zoran Zaev edhe zyrtarisht ia dha ftesën për fillimi e bisedimeve për anëtarësim në NATO.

Marketing