Maqedonia me ligj ndalon formimin e shoqatave dhe partive me emra dhe ideologji kontestuese

Deputetët e pushtetit dhe opozitës në Kuvend njëzëri dhanë mbështetje me procedurë të shkurtër të miratohen zgjidhjet ligjore me të cilat ndalohet formimi i shoqatave dhe partive me emra dhe ideologji kontestuese.

Marketing

Me 84 vota “për” dhe asnjë kundër apo abstenim, deputetët e pushtetit dhe opozitës dhanë mbështetjen e tyre pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të parashtruar nga OBRM-PDUKM. Por edhe njëzëri, me gjithsej 76 vota “pro”, është dhënë përkrahja pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike, të parashtruar nga deputetët e LSDM-së

Propozimin e ka arsyetuar Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM, duke theksuar se duhet t’i jepet fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve, programet, qëllimet, aktivitetet dhe veprimet e të cilave kanë për qëllim rrënimin me dhunë të rendit kushtetues të vendit, nxitjen dhe thirrjen e agresionit ushtarak, si dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose intolerancës tjetër, urrejtjes, gjenocidit, shfarosjes, përhapjes ose mbështetjes, nxitjes dhe miratimit të fashizmit, nacizmit, nacionalsocializmit dhe Rajhut të Tretë, si dhe ndërmarrje të aktivitete që lidhen me terrorizmin ose aktivitete në kundërshtim me Kushtetutën.

“Në shtatë muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të hapjes së të a.q. klube kulturore të emërtuara sipas figurave të diskutueshme, nazistë dhe fashistë. Ky ligj duhet t’i japë fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve të tilla. Me ndryshimet, propozohet që emrat, mbiemrat, pseudonimet, shkurtesat dhe inicialet e personave të cilët në çdo bazë, mënyrë apo formë në të kaluarën kanë qenë të lidhur me intolerancë racore, fetare, kombëtare, etnike dhe të tjera, intoleranca, urrejtja, gjenocidi, ekstremizmi, përhapja ose mbështetje të fashizmit, nacizmit, nacionalsocializmit dhe Rajhut të Tretë”, tha Mizrahi.

Sipas tekstit të propozuar, organizatat, shoqatat, fondacionet, aleancat dhe format e tjera të asociimit të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për shoqata dhe fondacione janë të obliguara që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore, të harmonizojnë emrin dhe/ose titullin, qëllimet dhe aktivitetet sipas dispozitave të përcaktuara.

Kuvendi, po ashtu njëzëri, me gjithsej 76 vota “pro”, pa asnjë kundër apo abstenim, ka dhënë mbështetje pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike, të paraqitur nga deputetët e partive në pushtet.

“Në kushte të tilla provokimesh që shkaktojnë ndjenja tejet negative te qytetarët, sugjerojmë që ligji të kalojë në procedurë të shkurtuar. Absolutisht, nëse nuk ka dyshime, ne nuk jemi kundër asnjë asociacioni, por duhet të mbrojmë themelet tona, që janë vlera antifashiste. Ne propozojmë që partitë politike në programet e tyre të mos kenë për qëllim nxitjen e urrejtjes, intolerancës etnike apo ndonjë tjetër, përhapje të fashizmit, nacizmit”, tha koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski, duke sqaruar Propozimin⁰q0