Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut sonte mundi 1:0 Letoninë, në ndeshjen e raundit së 5-të të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli i dha fitoren përfaqësueses së vendit u shënua në minutën e 57-të nga Serafimovski.
Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat me ekipin e Milevskit i cili administroi pa problem rezultatin dhe arkëtoi 3 pikët e merituara.
Me këtë fitore Maqedonia siguron vendin e parë ne grup me 13 pikë, 7 më shumë se Ishujt Faroe të cilat renditen në pozitën e dytë.
Ndryshe përfaqësuesja e vendit të dielën luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të ketë përballë Ishujt Faroe.