Maqedonia në korrik anëtare e NATO aleancës !?

Nëse Maqedonia arrin të zgjidhe kontestin me emrit deri në samititn e NATO-s në korrik, atëherë më automatizëm merr ftesën për anëtarsim nga cilido takim i institucioneve të NATO-s, thotë për TVM2-ish ambasadori Nano Ruzhin.

Marketing

Sipas tij që nga vitit 2008, atehere kur Maqedonia përfundoi më të ashtuquajturën “communitare” NATO i bëri thirrje asaj qe të zgjidhe kontestin me Greqinë, dhe keshtu me automatizem do të bëhej anëtare fuqiplote të NATO-s.

“Nëse ndodh që Maqedonia të mos ketë zgjidh çështjen e emrit deri në 11 korrik kur të fillojë samitit i NATO-s në Bruksel, mundet Maqedonia dy tri javë pas zgjidhjes së kontestit të emrit në çfarëdo date të merr ftesë. Dmth me rëndësi është që Maqedonia të merret vesh me Greqinë për marrëveshje kualitative rreth emrit dhe gjithastu do ta përsëris deklaratën e minsitrit të jashtëm që apeloi se nuk ka nevojë të ngutemi sepse duhet të gjindet solucion i pranuar të dyja palët”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.

Nga viti 2000 Maqedonia morri statusin e shtetit me plan Aksionar për anërtarsim në NATO, ndërkaq gati plot 20 vite ka stagnuar, për shkak të mosgjidhjes së çështes së emrit, dhe plotësimit dhe reformave nga ana tjetër.

Samitit të NATO-s në korrik i paraparin vendimi në samitin e Këshillit të Minsitrave të BE-së më 28-29 qershor, kur pritet vendet anëtare të japim aprovimin e tyre nëse Maqedonia mund ti filloj negociatat për anëtrsim në BE këtë vit. Secili vendim mund të mos kalojë për shkak të votimit me veto, që disaherë është aplikuar nga Greqia, por pas zgjidhjes eventuale të çështjes së emrit, pritet dhënja e vizës për bisedime nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Marketing