Me qëllim të luftimit kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë gri, Republika e Maqedonisë e nënshkroi Konventën për ndihmë të përbashkët administrative për çështje tatimore të OECD-së dhe Këshillit të Evropës, kumtoi sot Ministria e Financave.
Bëhet fjalë për konventë të nënshkruar nga më shumë se 120 shtete. Mundëson bashkëpunim tatimor mes nënshkruesve përmes shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimit gjatë pagesës së tatimeve, kontrolle të përbashkëta tatimore,…
“Konventa është instrument global për bashkëpunim tatimor mes shteteve dhe njëherit konventë më e zgjeruar multilaterale për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunimit tatimor. Mes vendeve nënshkruese janë edhe vendet e G-20 dhe vendet anëtare të OECD-së. Nga rajoni nënshkruese të konventës janë Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, informoi Ministria.