Maqedonia nis eliminatoret e Ligës së Kombëve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sonte nis ciklin e ri eliminator, duke zhvilluar ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përball Gjibraltarit.

Marketing

Mini përgatitjet e zhvilluar në Gjibraltar, u shfrytëzuan maksimalisht për përgatitjen tekniko – taktike të Maqedonisë, ndërsa roli i favoritit sjell presion shtesë tek futbollistët e Maqedonisë, të cilët nuk dëshirojnë që të nënçmojnë Gjibraltarin dhe të gjithë janë të mendimit se duhet maksimalisht të koncetruar të futen në këtë përballje.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe normalisht se duhet një koncetrim të madh, sepse këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Nuk duhet të nënçmojmë kundërshtarinëë. Normal Gjibraltari është një ndër ekipet jo favorite, mirëpo ne duhet të koncetrohemi shumë dhe mos t’i nënvlerësojmë,” tha mes tjerash Enis Bardhi, mesfushor i Maqedonisë.

Kombëtarja e Gjibraltarit ka përcjell entuziazmin e organizimit të ndeshjes së parë dhe historike në territorin e saj, andaj i gjithë qyteti apo shteti, është në pritje të sfidës së parë në Ligën e Kombëve.

Gjibraltari pasi ka marë dritën jeshile nga UEFA për zhvillimin e ndeshjes zyrtare në stadiumin “Viktoria”, përpos vendosjes së terrenit me barë artificial, ka punuar maksimalisht edhe në ndriçimin e stadiumit, duke vendosur ndriçim shtesë, e gjithë kjo për të plotësuar kërkesat e UEFA-së.

Stadiumi do të jetë i plotësuar deri në fund me spektatorët vendas, pasi që biletat për këtë ndeshje, rreth 2.500 dhe që kushtojë 15 funte, janë shitur në tërësi, një ditë para zhvillimit të ndeshjes zyrtare, që nis në orën 20.45 minuta.

Marketing