Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot mësoi kundërshtarët në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Maqedonia do të garojë në Ligën C në grupin e dytë së bashku me Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.
Kundërshtari i Maqedonisë në plej offit e sivjetshëm të Ligës së Kombeve, kombëtarja e Kosovës, do të jetë në grupin e tretë të Ligës C, së bashku me Slloveninë, Greqinë dhe Molldavinë.
Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë, do të nis eliminatoret në grupin e katërt të Ligës C, ku do të ketë përball Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Raundi i parë i përballjeve të Ligës së Kombëve, në sezonin 2020/21 do të zhvillohet prej 3 deri më 5 shtator.