Maqedonia pranon dozat e para të vaksinës ruse

Mbërritën 3000 dozat e para të vaksinës ruse “Sputnik V”. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori rus, Sergej Bazdnikin, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit thanë se në ditët në vazhdim do të dihet kur do të mbërrijë dërgesa e dytë nga gjithsej 200 mijë dozat e porositura nga kjo vaksinë. Procesi i vaksinimit do të vazhdojë në kuadër të planit aksionar për imunizim. Ndërsa vaksinimi me “Sputnik V” parashikohet të nisë të mërkurën. Të parët do të jenë qytetarët më të moshuar që vuajnë nga sëmundje kronike.

Marketing

“Të gjithë ata do të informohen përmes mjekëve amë dhe do të thirren në punktin më të afërt për vaksinim. Ndërsa sa u përket shtëpive të shëndetit do të zbatohet atje ku janë vendosur të moshuarit. Kjo vaksinë ruhet në minus 18 gradë Celsius. Do të ruhet tek frigoriferët e sistemuar në punktin në “Janë Snadanski”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.