Pas matjes fillestare të forcës, mysafirët kishin dy rastet e para të rrezikshme. Fillimisht ishte Glen Rajs, ai që godet nga 16 metra dhe odet shtyllën, ndërsa pak më vonë, Votkins nuk arrin që të jetë preciz në tentimin me kokë.
Në minutën e 23-të një gabim i mbrojtjes mysafire nuk e shfrytëzojnë Miovski dhe Elmas. Ky I fundit u ndal në mënyrë të parregulltë në zonë nga Hari Meguajer, por arbitri kryesor nuk tregoi në pikën e bardhë. Një minutë më vonë, godet Bardhi nga krahu i djathtë, por askush nuk arrin që të drejtojë topin drejt portës së Anglisë.
Në minutën 40 për shkak të ndërhyrjes në zonën e rrezikut ndaj Miovskit, referi kryesore pas konsultimit të sistemit VAR akordoi penalti. Kapiteni i Maqedonisë në tentimin e dytë , arriti që të mposhti portierin anglez de të sjell epërsi për Maqedoninë. Deri në fund nuk kishte ndryshime të rezultatit dhe Maqedonia ka epërsi minimale pas 45 minutave të parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Anglia barazon shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Grilish. Mirëpo pas konsultimit me arbitrin kryesor, u konstatua pozitë jashtë lojë.
Në minutën e 58, Anglia barazon shifrat në 1-1, pasi që Hari Kejn godet me kokë, pas rivënies nga këndi të mysafirëve. Në vazhdim të ndeshjes, Maqedonia konsolidoi radhët e veta dhe ishte në kërkim të kundërsulmeve. Në një të tillë , Elif Elmas nuk arriti që të godas drejt portës së Anglisë edhe pse kishte hapësirën e duhur.
Anglia në dhjetë minuta e fundit bëri shumë ndërrime, mes të cilëve inkuadroi edhe Markus Rashfordin në lojë.
Në 3 minuta para përfundimit të takimit, Alioski krosoi në zonë , ndërsa më kokë reagon Serafimovi, por topin shkon mbi portë. Në fund një barazim i madh për Maqedoninë, që më parë me të njëjtin rezultat “ndali” Italinë.