Maqedonia sonte përballet me Uellsin

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, do të përballet sonte me Uellsin në Shkup në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Maqedonisë në shtëpi për vitin 2025 dhe në këtë cikël të ri eliminator, ku do të kerkoj fitoren e dytë pas asaj me Lihteshtajnin që triumfoi në Vaduz tre ditë më parë. Maqedonia në të kaluarën dy herë është përballur me Uellsin, ku regjistron një fitore dhe një humbje.

Ndërkohë, sonte pritet të ketë detyrë të vështirë pasi të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit do të kenë përballë futbollist që luajnë në Premier Ligë dhe Çampionship të Anglisë.

Dueli ndërmjet Maqedonisë dhe Uellsit do të luhet sonte, duke nisur nga ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup, teksa nga Federata e futbollit vendor kanë bërë të ditur se të gjitha të hollat nga biletat e shitura do të shkojnë për familjet e viktimave që humbën jetën në tragjedinë në Koçani. /

Marketing