Islanda është vendi më i sigurt në botë, sipas listës së magazinës njujorkeze “Global Fajnens”, ndërkaq Maqedonia është e ranguar në vendin e 59-të mes 128 shteteve të përfshira në analizë.
Pas Islandës, në listën e vendeve më të sigurta janë Zvicra dhe Finlanda, ndërkaq dy vendet e fundit janë Jemeni dhe Filipinet. Është interesante që Maqedonia është vend më i sigurt se SHBA-ja, e cila gjendet në vendin e 65-të.
Nga vendet e rajonit më mirë e ranguar është Sllovenia, e cila gjendet në vendin e 12, Kroacia në vendin e 22, Bullgaria në vendin e 42, Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 56, Greqia në vendin e 57, Serbia në vendin e 58, ndërkaq Shqipëria në vendin e 69.
Në mesin e 20 shteteve më të sigurta, 16 janë nga Evropa, ndërkaq 5 të tjerat jashtë Evropës janë Katari, Singapori, Zelanda e Re dhe Kanadaja.