“Maqedonishtja”, obligative në të gjitha fakultetet

Mësim të obligueshëm të gjuhës maqedonase në të gjitha universitete shtetërore dhe private, punësim të lektorëve në të gjitha institucionet publike si dhe formim të Inspektoratit për përdorimin e gjuhës maqedonase- janë vetëm një pjesë e propozimeve në debatin e sotëm publik për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase.Gjuhëtarët propozojnë edhe miratim të trajnimit për shqiptim të duhur nëpër paraqitet publike të politikanëve dhe gazetarëve.“Angazhohemi që njerëzit tanë të jenë më të ngritur, sidomos opinioni akademik dhe për këtë vlerësojmë që duhet të zbatohet lëndë që quhet- kultura e shprehjes apo e shkrimit, pa marrë parasysh si do të quhet”, tha Elena Jovanova Gruevska, drejtore e Institutit për gjuhë maqedonase.

Marketing

“Propozoj trajnim për të gjithë përfaqësuesit e pushteteve, që të shprehurit të mos jetë aq i keq, siç e dëgjojmë për momentin”, u shpreh Iskra Panovska Dimkova- profesoreshë universitare.Kryetari i Këshillit që e propozoi ligjin, profesori Ludmill Spasov thotë që të gjitha ligjet për avancimin e gjuhëve, duhet të shihen si bashkëpunim e jo si mohim.“Ky ligj nuk bie ndesh, përkundër, në bashkëpunim me ligjin e gjuhëve, do të thotë, nuk mohohen njëra me tjetrën, siç është rendi dhe vendi i një shteti të caktuar, sepse ky është shtet i përbashkët i të gjithëve, me të gjitha gjuhët amë. Por, gjuha maqedonase është gjuha më e madhe shtetërore, sidomos në komunikim jashtë vendit dhe është unifikues”, tha Ludmill Spasov- kryetar i Këshillit për gjuhë maqedonase.

Me këtë ligj parashihet të formohet Inspektorati për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili do të ketë të drejtë edhe të gjobis. Me ligjin në fjalë propozohet edhe ripërtëritja e zyrave të lektorëve si dhe hapja e zyrave të reja në gjuhën maqedonase nëpër universitetet e huaja ndërsa ofrohet mundësi për mësimin e maqedonishtes në qendrat kulturore të ambasadave jashtë vendit.

Marketing