Ballina Sport “Maradona nuk do që të varroset, ai ka firmosur që të balsamoset”

“Maradona nuk do që të varroset, ai ka firmosur që të balsamoset”

Edhe pas vdekjes Diego Armando Maradona vijon të çudisë botën. Gazetari i TNT Sport njofton se Maradona nuk do të varroset, pasi ai ka firmosur dokumentet dhe ka miratuar që të balsamoset dhe trupi i tij të ekspozohet.

Marketing

Familja e argjentinasit tashmë është njoftuar për diçka të tillë dhe është në një pozicion të vështirë, pasi duhet të marrin edhe një vendim. Dëshirën e tij Maradona e ka firmosur dhe familjarët janë para një vendimi të madh.

Legjenda argjentinase e futbollit u nda nga jeta ditën e djeshme nga një sulm në zemër. Për vdekjen e Maradonës, autoritetet argjentinase kanë shpallur tre ditë zije. Ndërkohë, sot mijëra njerëz duke mos respektuar protokollet anti-COVID, janë grumbulluar sot duke i bërë nderimet e fundit.

Valdimir Lenini, Mao Ce Dun, Ho Çi Min dhe Kim Jong II janë disa nga personalitetet botërore që nuk janë varrosur në të shkuarën dhe trupat e tyre qëndrojnë të balsamosur në muze. Maradona ka kërkuar të njëjtën gjë./

Marketing
Exit mobile version