Marash Kumbulla lojtari më i ri i Sassuolos

Sassuolo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla nga Roma.

Marketing

Mbrojtësi shqiptar ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi ka qenë jashtë fushave nga sezoni i kaluar prej shkakut të një dëmtimi.

Megjithatë, në fillim të vitit Kumbulla u rikthye në stërvitjet e skuadrës së Romës, por pa pasur mundësi të luajë prej mungesës së gjatë.

Forma jo e mirë dhe Euro 2024 pranë,kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij.
Është Sassuolo që ka shfrytëzuar rastin duke arritur marrëveshje me Romën dhe Kumbullën për huazimin e tij deri në fund të sezonit.

“Marash Kumbulla është blerë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sassuolos. https://twitter.com/SassuoloUS/status/1753033205257494581?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753033205257494581%7Ctwgr%5E97c30a72c00bd75b5dcd1d0f51935a36d88e3eda%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fzyrtare-marash-kumbulla-lojtari-me-i-ri-i-sassuolos%2F

Marketing