Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, mediumi spanjoll “Marca” ka publikuar një artikull të ri kushtuar kësaj sfide.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe zhvillohet nga ora 20:45 në Sevilla, përcjellë KosovaPress.
Gjithnjë sipas “Marca”, të dy skuadrat do të paraqiten me formacionet e më poshtme:
Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Eric García, Sergio Ramos, Jordi Alba; Pedri, Koke, Canales; Oyarzabal, Dani Olmo Gerard Moreno.
Kosova: Ujkani; Hadergjonaj, Dreshevic, Fazliji, Paqarada; Kryeziu; Halimi, Celina, Rashica, Zeneli; Muriqi.