Osmani: Hapet Agjensia Franceze për Zhvillim

Agjensia Francezë për Zhvillim  fillon aktivitetin saj në vendin tonë  dhe kjo shënon një kapitull të ri në marrdhënjet mes Maqedonise së Verit dhe Francës, njoftoi Ministri I Punëve të Jashtme Bujar Osmani,  I cili tha  se kjo vjen si rezultat i strategjisë së re Franceze për prezencë në Ballkanin Perendimorë. Ai njoftoi se ky Agjension do të ndihmojë realizimin e shumë projekteve në vend.

Marketing
“Kjo agjensi në muajtë e fundit ka ndarë 300 milion euro për tre vende të ballkanit perendimorë dhe prandaj këtu e shoh mundësinë edhe përmes granteve, nëpërmjet kredive nëpërmjet asistencës teknike të ndihmohet në realizimin e projekteve të shumta në Maqedoninë e Veriut. Kjo dmth një prezencë thelbësore e Francës këtu në Maqedoninë e Veriut që natyrisht do të ndikojë ne thellimin e raportit politik bilateral.”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.
Gjatë takimit me Dominique Hautbergue, drejtor rajonal i Agjencisë Franceze për Zhvillim, dhe Ambasadorit të Francës në vendin tonë, Cyrille Baumgartner, Osmani tha se Franca është mështetëse e forte e integrimit të Maqedonisë Veriore në BE, mirpo me këtë  bashkëpunim konkret ky raport do të thellohet edhe mëshumë.Agjencia Franceze për zhvillim, ka buxhet vjetor prej 14 miliardë euro dhe punon në 4.000 projekte në 115 vende.