Marcelo kthehet te skuadra ku nisi karrierën

Marcelo Vieira do të veshë sërish fanellën e Fluminense, klub ku nisi karrierën si futbollist profesionist. Lajmin e ka bërë të ditur klubi brazilian dhe vetë Marcelo, në rrjetet sociale.

Marketing

Ish-mbrojtësi i Real Madrid rikthehet kështu në shtëpinë e tij, pas ndërprerjes së kontratës me grekët e Olympiakos.

“Kthim aty ku filloi gjithçka”, kështu e komenton Marcelo rikthimin e tij në Brazil pas 16 vitesh, në moshën 34-vjeçare.

Ai u largua nga Fluminense në janar 2007, pasi luajti 31 ndeshje me ekipin e parë, për t’u bashkuar me Real Madridin dhe për të zënë vendin e Roberto Carlos.