“Margaritari i Maqedonisë”, Salihasi dhe Vejseli fitojnë medalje të arta

Mundësi i Klubit Tefejuz, Aid Salihasi, ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Margaritari i Maqedonisë”, në kategorinë deri në 57 kg. Medalje të artë ka fituar edhe mundësi i Klubit të Mundjes Liria, Fati Vejseli, i cili triumfoi në kategorinë deri në 70 kg.

Marketing

Muhamed Feruki nga Klubi i Mundjes Liria fitoi medalje të argjendtë deri në kategorinë 65 kg, teksa Uvejs Fejzullahu nga po i njejti klub fitoi medaljen e bronztë deri më 125 kg.