Regjistrimi i popullsitë do të ndodh para zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021. Qeveria është e vendosur që ky proces i munguar për dy dekada, të realizohet në pranverë, përkatësisht gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, paralajmëroi se deri në fund të vitit do të miratohet ligj i ri për regjistrim, i cili dallon nga pr/ligji i mëparshëm në procedurë parlamentare vetëm në dispozitën për hyrje në fuqi.
“Sërish e propozuam në procedurë parlamentare. Do të ketë ndryshime të caktuara në pjesën e afateve. Pasi kur ishte propozuar, në origjinal, duhej të hyjë në fuqi pas një viti nga dita e miratimit. Tani nuk kemi kohë për aq shumë pritje, pasi, për rreth një vit nga tani, do të kemi zgjedhje lokale. Përcaktimi i Qeverisë dhe i Entit për Statistika është që regjistrimi të bëhet para zgjedhjeve lokale. Besoj dhe do të punojmë që në periudhën që pason, deri në fund të vitit, ky ligj të miratohet. Që në vitin 2021 të bëhet regjistrimi.”,- deklaroi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiç