Bordi Qendror i LSDM-së mbrëmë zgjodhi Bojan Mariçiq si sekretarin e ri për bashkëpunimin ndërkombëtar të partisë në pushtet.
Mariçiq përndryshe është edhe koordinatori Kombëtar për Integrime Evropiane në Qeveri dhe zëvendëson Dane Talevski në postin e partisë.
Ky pos kishte ngelur i lirë pasi Taleski u emërua ambasadori i ri i Maqedonisë në NATO, ndërsa më herët shërbeu si këshilltar i politikës së jashtme të kryeministrit Zoran Zaev.
“Talevski duhej të zgjidhte nëse ai dëshironte postin shtetërorë ose të partisë dhe në fund zgjodhi të parën, e cila është më e rëndësishme”, tha mbrëmë Zaev nga selia e partisë.