Mariçiq: Përskaj luftës me pandeminë do të vazhdoj edhe lufta kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit do të jetë e pa-kompromis. Sipas tij krahas luftës me pandeminë të shkaktuar nga koronavirusi, njëkohësisht do të zhvillohet edhe lufta për ta çrrënjosur korrupsionin.

Marketing

“Lufta kundër korrupsionit duhet të zhvillohet njëkohësisht në të gjithë sektorët në të gjitha nivelet në institucione, në gjykata, Prokurori, Pushtetin lokal. Përskaj luftës me pandeminë, fronti për luftë me korrupsionin duhet të jetë në vazhdimësi i hapur. Në raste se vetëm për një moment ajo luftë u harrua, ose u la anësh, sërish do të paraqitet në një formë më destruktive. Por Qeveria nuk do ta lejojë këtë dhe bën thirrje që të gjithë ti bashkëngjiten këtij qëllimi për shkatërrimin e korrupsionit”, deklaroi Mariçiq.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski tha se vlerësimi pozitiv nga GREKO është një konfirmim dhe tregues i vullnetit politik të shprehur qartë për parandalimin dhe çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit.