Mariçiq: Qëllimi është anëtarësimi në BE, por bashkëpunimi rajonal është pikënisja

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Uashington ka marrë në konferencën me temën “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi Transatlantik dhe Rajonal – Ndërtimi i Aleancave të Forta”, me ftesë të Rrjetit të Lidershipit Transatlantik, në të cilën ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, së bashku me progresin dhe stabilitetin, dhe se BE-ja nga Ballkani Perëndimor pret lidhje dhe veprim të përbashkët në tejkalimin e barrierave.

Marketing

“Qëllimi ynë është BE-ja, por bashkëpunimi rajonal është ai që do t’i ulë më shpejt barrierat dhe do t’i kthejë ato në mundësi. Progres, bashkëpunim dhe stabilitet pret nga ne BE-ja. Të gjitha dallimet që i kemi mes vete duhet t’i zgedhim ashtu siç BE-ja i zgjedh, në kuadër të bashkëpunimit dhe dialogut rajonal”, ka thënë Mariçiqi.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, ai shtoi se bashkëpunimi, lidhja dhe dialogu na bëjnë partner kredibil të BE-së dhe se duhet të mësohet leksioni nga pritja e deritanishme para dyerve në BE, se suksesi i një shteti është sukses i të gjithëve në rajon dhe çdo mossukses është mossukses i të gjithë rajonit.

Duke folur për suksesin e iniciativave të Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, Mariçiqi potencoi se të dyja shkojnë në të njëjtin drejtim dhe i japin rezultatet e dëshiruara, duke e bërë biznesin dhe funksionimin e përditshëm të qytetarëve më të lehtë

Në aspektin ekonomik, sipas Mariçiqit, nuk ka dyshim se shumë shpejt dhe lehtë mund të integrohemi në BE, kështu që siç tha ai, nuk është e rastësishme edhe iniciativa për integrim të parakohshsëm në komunitetin ekonomik evropian.

“Me planin e ri për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor kemi shtrirje të dorës nga BE-ja për t’i forcuar marrëdhëniet e ndërsjella dhe mundësinë për të kërkuar një plan të qartë për anëtarësim, jo ​​më vonë se viti 2030. Prandaj të gjitha instrumentet që na ofrohen duhet t’i shfrytëzojmë për të arritur plotësisht anëtarësimin në BE dhe për të kthyer kredibilitetin e BE-së dhe popullaritetin e saj, përmes rezultateve konkrete për qytetarët”, theksoi Mariçiqi.

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti i Lidershipit Transatlantik, në bashkëpunim me Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik, kanë marrë pjesë ekspertë amerikanë, profesorë, përfaqësues të korit diplomatik dhe të sektorit civil.