Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në emisionin “360 gradë” deklaroi se është koha e fundit që të mos politizohet çështja e regjistrimit të popullsisë të paraparë për vitin e ardhshëm (2021). Sipas ministrit, përvoja nga dështimi i regjistrimit është mësim i mjaftueshëm se ndaj këtij procesi duhet të shohim si një operacion statistikë thelbësor për nevojat e shtetit, dhe jo si çështje politike.
“VMRO-DPMNE-ja si opozitë po tenton që nga fillimi që ta politizoj këtë çështje, a pikërisht kjo ishte edhe arsyeja e dështimit në vitin 2011. Cili është qëllimi i bojkotit eventual në të cilin bën thirrje opozita? Që të ketë më pak maqedonas në regjistrim”, pyeti Mariçiq.
Sipas tij nuk ka argumente të forta që sërish të shtyhet procesi i regjistrimit. Ai madje shtoi se shteti edhe përkundër pandemisë ka dëshmuar se ka kapacitet të organizoj zhvillime me pjesëmarrje aktive të qytetarëve.