Pas mbarimit të pjesës së parë të skriningut, në Bruksel ka filluar faza e dytë e skriningut dypalësh mes Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Fillim të suksesshëm, të qartë dhe me prezantime mirë të përgatitura filloi ky hap me Brukselin, ka thënë kryenegociuesi me BE-në Bojan Mariçiq. Kapitulli parë “Furnizimet Publike” në kuadër të klasterit “Vlerat Fundamentale” ishin bisedat e para në këtë takim.
“Patëm fillim të shkëlqyeshëm në skriningun bilateral, me prezantime të qarta, precize dhe koncize nga ana jonë, të cilat u lavdëruan dhe u njohën nga ekspertët e Komisionit Evropian. Përveç detajeve që i dhamë në fushën e kornizën ligjore të Furnizimeve Publike, u përgjigjëm edhe në pyetjet e Komisionit dhe treguam nivel të lartëtë të gadishmërisë. Kjo për ne është një shtytje për të vazhduar tutje që sa më shpejt dhe sa më me sukses t’i mbarojmë mbledhjet e skriningut. Kemi shumë energji dhe dituri dhe punojmë shumë që të vijmë tek pjesa e skicuar – anëtarësim në BE deri në vititn 2030.”, tha kryenegociatori me BE-në Bojan Mariçiq.
Anëtarët e grupit të punës për kapitullin 5, në mledhjen e skriningut bilateral, ekspertëve të Komisionit Evropian i kanë dorëzuar kornizën ligjore të vendit dhe nivelin e harmonizimit të saj me të drejtën e BE-së. Përveç kryenegociatorit Mariçiq, në takimin e parë të skriningut dypalësh kanë marrë pjesë edhe Zv/Kryenegociatorja Drita Abdiu – Halili dhe Zulfi Ismaili, ambasador në Misionin e përhershëm të RMV-së pranë BE-së me seli në Bruksel.