Marin Mema dha lajmin e madh për shqiptarët, gati projekti për ndërtimin e 50 shtëpive

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar gazetari Marim Mema u shpreh se ka një projekt të madh për ndërtimin e afro 50 shtëpive, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Ishmit, transmeton TopChannel.

Marketing

Gazetari u shpreh, se kjo është pjesë e një projekti të madh së bashku me fondacionin “Gjurmë Shqiptare” me president Marko Kepin. Më tej ai tha se për këtë gjë nevojitet kohë, por ata do të bëjnë të pamundurën për të mos hequr dorë nga rruga e tyre, edhe nëse i duhet të ndeshen me pengesa të mëdha”.

“Ne bashkë me djemtë këtë mesjavë do të shohim dhe disa raste të tjera dhe më pas do të vendosim në bazë projektin e madh. Kemi vendosur për Ishmin, që ka rezultuar me 250 shtëpi të shkatërruara. Ne nuk po themi që do të krijojmë geto por do të përpiqemi që të ndërtojmë strehëza moderne dhe të sigurta”, u shpreh gazetari.

Më pas, në studio biseda u drejtua te Konferenca e djeshme e Donatorëve Ndërkombëtarë. Në lidhje me këtë konferencë Marini kishte dhe komentin e tij:

“Unë e kam thënë që çdo lloj mbështetje për shqiptarët ne jemi në përkrahje absolutisht, ajo që duhet të jetë e domosdoshme, këto fondet të shkojnë për familjet dhe i gjithë procesi të monitorohet nga ndërkombëtarët. Është koha për të bërë punë dhe pak fjalë. Kemi pasur një fakt që vetë është treguar që besim s’është pasur ndonjëherë (i referohet partive politike). Kemi pasur një fat që dimri ka qenë i butë, sepse në të kundërt problemet do të ishin më të theksuara. Por tashmë nuk është koha për të pritur por është koha për punë. Ne për çfarëdolloj problemi që do të na dalë ne s’do të heqim dorë në rrugën tonë”, përfundoi fjalën e tij Marin Mema.

Marketing