Marina Vjollca i rikthehet “dashurisë” së vjetër

Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel. Sipas burimeve të “Loki Magazine”, Marina ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Sipas tyre ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.

Marketing

Marina po ashtu ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në ‘Klan’ nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.

Siç duket Marina do të ndryshojë sërish ekran dhe do të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të shumë vite më parë në Top Channel. Mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje.

Top Chanel për Marinën është një dashuri e parë pasi aty nisi gjithçka.