Në prag të sezonit të ri televiziv, në punë u rikthye edhe programi i humorit, Klanifornia.
Përmes një fotografie në rrjete sociale, aktorët dhe drejtuesit u panë bashkë me një mungesë, goxha thelbësore – prezantuesen Marina Vjollca.
Kjo u mor nga portalet si konfirmim i largimit të saj nga televizioni tashmë kur është në pritje të ëmbël.
Prive.al u interesua dhe kontaktoi direkt autorin e programit, Turjan Hyskon.
Ai në fakt me një fjali të vetme ‘rrëzoi’ të gjitha spekulimet e portaleve për largimin e Marinës apo zëvendësimin e saj në Klanifornia.
“Nuk ka emër të ri. Do jetë Marina prezantuese, thjesht nuk ishte sot në mbledhje” – u shpreh ai i kontaktuar nga redaksia jonë.
Pritja e ëmbël nuk do e shkëpusë Marinën nga ekrani. Në sezonin e ri, do e shohim po aty, posa të përfundojë pushimet me Getin në ishujt Sejshell.