Mario Balotelli i dehur, i shtrirë në rrugë dhe jo në gjendje që të vijonte të ecte pa ndihmën e miqve. Këto janë pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë në një gjendje të vështirë.
Gjithçka ka ndodhur të shtunën e kaluar, fill pas humbjes së Italisë 2-0 nga Zvicra dhe eliminimit të të kaltërve nga Euro 2024. Sulmuesi u pa në Lignano Sabbiadoro pranë Venecias, në gjendje të dehur.
Ishin disa miq të Balotellit që e ndihmuan për t’u ngritur në këmbë për të vijuar rrugën. https://x.com/lnstantFoot/status/1807556027489091876?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1807556027489091876%7Ctwgr%5E58882be8665691f8afd34a89d93622a4b14f408e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-mario-balotelli-filmohet-i-dehur-dhe-i-shtrire-ne-rruge%2F