Marja e datës për bisedime me BE-në, Malevski: Është koha

Pas marrjes se rekomandimit pa kushte nga KE për të filluar negociatat për integrim, është koha që vendet e BE-së të shpërblejnë Maqedoninë e Veriut, vlerëson profesori universitar Denko Malevski. Ai thotë se rekomandimi është shumë I qartë sa I përket kërkesave të KE-së në drejtim të detyrave që parashtroi vitin e kaluar, dhe ka vlerësuar dukshëm reformat e arriutra, por sipas Malevskit nuk dihet akoma se si do të jetë rezultati final në samitin e qershorit, kur dihen problemet e brendshme në BE- për të dhënë dritë jeshile për hapjen e negociatave.

Marketing

“Kjo mund të jetë moment hsitorik për Maqedoninë kuptohet nëse në seancën e Këshilllit ku janë të pranishëm kryetarët dhe kryeminsitrat e vende anëtare të BE-së nese nuk vendoset veto apo nuk prolongohet. Tani ne nuk mund të jemi tërësisht të sigurtë cfarë politike përfaqësojnë vendet anëtare të BE-së, vecanërisht kur dimë se në zgjedhjet e fundit për PE e djathta evropiane fitoi numër të konsiderueshëm të votave që e vë në pikpytje kalimin e propozimeve për zgjerim, për të cilën ata janë kundër zgjerimit”, tha Denko Malevski, profesor universitar.

Këshilli i BE-së më 18 qershor do të mblidhet për të vendosur mes tjerash edhe për fatin e Maqedonisë së Veriut , nëse do të kalojë në fazën tjetër të eurointegrimit, apo do të presë pas dyerve të BE-së në Samitin e rradhës. Përfaqësuesit e BE disa herë kanë potencuar se Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet për rezultatet që shënoi në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm.

Më skeptike paraqitet Franca e cila kërkon fillimisht reforma në BE, më pas zgjerim me vendet e Ballkanit, gjersa Gjermania insiston për integrim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëprinë, edhe atë në paketë sëbashku. Edhe Greqia e cila do t’i mbajë zgjedhjet në muajin e ardhëshëm, mund ta ndryshojë kursin politik nëse fiton e djathta, ku kreu i Demokracisë së re Micotakis, disa here ka thënë se Greqia mund ta bllokojë Maqedoninë e Veriut edhe pasi ti fillojë negociatat, në moment kur votohet për kapitullin që duhet hapur apo mbyllur. Të gjitha këto qëndrime politike janë disa dilemma që krijojnë pesimizëm ne opinion nëse do te marrim datë per fillimin bisedimeve me BE-në, në qershor.

Marketing