Mark Rutte: NATO nuk mund të “funksionoj” pa mbështetjen e SHBA-së!

Shefi i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se tensionet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, mbi çështjet tregtare nuk do të ndikojnë te NATO.

Marketing

Duke folur me gazetarët në Bruksel të hënën, Rutte hodhi poshtë gjithashtu çdo nocion se Evropa mund të braktisë marrëdhëniet e saj të sigurisë me SHBA.

Ai theksoi se një strategji evropiane e mbrojtjes, pa Uashingtonin nuk do të funksiononte.

”“Gjëja më e mirë që Perëndimi mund të bëjë është të qëndrojë i bashkuar dhe unë e di se i njëjti mendim është ende i përhapur në SHBA, përfshirë Shtëpinë e Bardhë “u tha Rutte gazetarëve, duke përmendur “kërcënimet” gjeopolitike përfshirë Rusinë.

Rutte i bëri komentet pasi Trump ka akuzuar shpesh partnerët e Uashingtonit në NATO, se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe kërcënoi se nuk do t’i mbrojë ata në rast sulmi.

Trump ka tronditur disa nga partnerët më të afërt të Uashingtonit, duke njoftuar tarifa prej 25 për qind mbi importet nga Kanadaja anëtare e NATO-s dhe duke kërcënuar se do të bëjë të njëjtën gjë edhe me Bashkimin Evropian.

SHBA-ja e cila shpenzoi gati 850 miliardë dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, është fuqia më e madhe ushtarake në NATO.

Uashingtoni i cili ka trupa të stacionuara në të gjithë Evropën, ka luajtur gjithashtu një rol të madh në ofrimin e ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit rus.